ÇFARËDOSHËM mb.
1. I çdo lloji pa dallim, i çdollojshëm. Send i çfarëdoshëm. Libër i çfarëdoshëm. Numër i çfarëdoshëm. Kënd i çfarëdoshëm. Në një rast të çfarëdoshëm.
2. Që nuk dallohet për diçka, i rëndomtë, pa ndonjë vlerë të veçantë; që është a që bëhet dosido. Punë e çfarëdoshme. Njeri i çfarëdoshëm.