ÇIDIKË m.vet.sh.
Tirq prej shajaku të bardhë, që vijnë të gjerë sipër e të ngushtë nga gjuri e poshtë dhe që zakonisht zbukurohen me një rrip të zi anash; kofsharë. Çidikë shajaku. Një palë çidikë. Mbanin çidikë. Bëj (qep) çidikë. I veshur me çidikë.