Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇIFTE f.sh.
1. Armë zjarri me dy tyta për gjah. Çifte gjahu. Tytat e çiftes. Saçma (barut) për çifte. Leje për çifte. Mbush çiften. Shtie (gjuaj) me çifte.
2. Pincë a mashë e vogël me dy maja të holla, që përdoret për të kapur sende të imëta. Çiftja e argjendarit.
3. Dy kuti të lidhura së bashku, njëra prej të cilave mbushet me sheqer dhe tjetra me kafe të bluar. Çiftja e kafes. E mbaj kafen në çifte.