ÇIKË
If. sh.
- Copë e vogël, grimë: çika letre (balte); çikë e thërrime; copë e çikë.
- Pikë e vogël uji; vendi ku pikon çatia; gjerbë; diçka shumë e vogël: çika uji; zë çikat e çatisë; një çikë ujë (bukë) pak ujë (bukë); asnjë çikë aspak; çikë e nga një çikë pak nga pak.
- Pjesë kohe shumë e shkurtër: një çikë herë; për një çikë për pak, pothuaj; prit një çikë! prit pak!
- Njollë e vogël në lëkurë; pika e syrit, lulëz: çika të zeza; gjarpër me çika.
- Shkëndijë, xixë: çikat e zjarrit (e urorit).
- zool. Xixëllonjë: çikat e natës.
- fig. Pjesa më e zgjedhur, balli, lulja: çika e trimërisë; burrë (trim) me çika (fig.) burrë (trim) i rrallë.
Shprehje
- I doli çika (diçkaje) doli në shesh, u zbulua; pa çikë e pa nishan pa asnjë gjurmë, pa nam e pa nishan; çikën e pikën çdo gjë, gjithçka; jep çikë (diçka) nis të dalë, zë e shfaqet.
IIf. sh.
- Vajzë.
IIIf. sh. zool.
- Zog i vogël shtegtar, me pupla ngjyrë ulliri e të bardheme në pjesën e poshtme: çikë e vogël zog i vogël me kaçul të verdhë dhe me dy vija të bardha në krahë.