Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇIKËLOJ kal.
1. Ndaj diçka të ngurtë në shumë copa të vogla, bëj çika-çika; grij. Çikëloj letrën. Çikëloj mishin. E çikëloj me hanxhar.
2. Spërkat me pika të vogla uji, stërpik; e ndot me pika balte ose të një lënde tjetër. E çikëloj me ujë. I çikëloi rrobat. E çikëloi me baltë. E çikëloi murin.
3. krahin. Ndez zjarrin me degë të holla a me shkarpa. Çikëloj zjarrin.
4. vet. veta III jokal. Pikon nga pak; gjerbon; bie me pika shumë të vogla, cirkon, çik (zakonisht për shiun). Çikëlon shi. Çikëlon çatia.