ÇIKËRRIMË f.kryes.sh.
1. Sende të vogla të përdorimit të përditshëm, gjëra të vogla; artikuj të imët, të nevojshëm në jetën e përditshme dhe që kushtojnë pak. Çikërrimat e shtëpisë. Çikërrimat e fëmijëve. Dyqan çikërrimash. Shet çikërrima. Mbledh gjithfarë çikërrimash.
2. fig. Punë e vogël dhe e parëndësishme, diçka pa vlerë e pa rëndësi, vogëlsirë. Çikërrimat e ditës. Merret me çikërrima. I foli rëndë për një çikërrimë.