Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇIKLIST

    m. sh.
    1. sport. Ai që është stërvitur e aftësuar për ecjen e shpejtë me biçikletë dhe që merr pjesë në garat sportive me biçikletë. Çiklistët e klubit sportiv. Garat e çiklistëve. Grup çiklistësh. Stërvitja e çiklistëve. Biçikletë çiklistësh.
    2. vjet. Ai që merrej me ndreqjen e biçikletave, biçikletar.