Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇILTËR mb.
1. Që i shfaq ndjenjat e mendimet e veta drejtpërdrejt e hapur ashtu siç i ka, që flet e vepron pa u shtirë, që është i pastër nga zemra, i sinqertë. Njeri i çiltër. Me zemër të çiltër çiltërisht, me zemër të hapur.
2. Që shfaqet drejtpërdrejt ashtu siç ndihet a mendohet, që nuk është i shtirë, i vërtetë; që bëhet me zemër të pastër. Ndjenja të çiltra. Mendime të çiltra. Qëndrim i çiltër. Pendim i çiltër. Në mënyrë të çiltër.