ÇIMKË f.sh.zool.
1. Kandërr e vogël me trup të rrumbullakët të shtypur, me ngjyrë të kuqe të errët e me një erë të keqe, që jeton si parazit nëpër plasat e dhomave e të orendive shtëpiake dhe që u thith njerëzve gjakun kur flenë; tartabiqe. Bar çimkash. Erë çimke. Mbyt (zhduk) çimkat.
2. Emërtimi i përgjithshëm për disa lloje kandrrash të vogla parazite, që thithin lëngun e frutave ose që ushqehen me kokrrat e drithërave. Çimka e panxharit. Çimka e pambukut. Çimka e drithërave. Çimkat e pemëve. Çimkë uji. * Iu bë çimkë (ferrë, rriqër, këpushë, rrodhe) shih te BËHEM.