Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇIRAK I m.sh.
1. hist. Djalë që punonte si ndihmës te një zejtar për disa vjet pa shpërblim për të fituar mjeshtërinë. Çiraku i armëtarit (i këpucarit). Hynin çirakë. E futi çirak.
2. vjet. Djalë i vogël që bënte punë ndihmëse për mjeshtrin a për të zotin e dyqanit. Çiraku i dyqanit. Dërgonte çirakun për ujë.
3. fig. përb. Ai që u shërben verbërisht interesave të dikujt, shërbëtor. Çirakët e imperializmit. * E bëri (e qiti, e nxori) çirak dikë edhe iron. e ndihmoi shumë dikë, i bëri një shërbim të madh, e nxori në dritë. Doli çirak edhe iron. i kaloi vështirësitë që kishte pasur, doli në dritë.