ÇLIRËT mb.
1. Që është lidhur jo shumë shtrënguar; që nuk është puthitur shumë pas trupit. Rrip i çlirët. Lidhje e çlirët. Rroba të çlirëta. Fije të çlirëta.
2. Qe është i lëshuar lirshëm pa u tendosur; që bëhet lirisht e pa tendosje. Muskul i çlirët. Hap i çlirët. Lëvizje të çlirëta. I lë krahët të çlirët.
3. fig. Që sillet a vepron në mënyrë të natyrshme e pa u ndrydhur; që bëhet në mënyrë te natyrshme dhe shpenguar. Njeri i çlirët. Bisedë e çlirët. Gaz i çlirët. Në mënyrë të çlirët.
ÇLIRËT ndajf.
1. Jo shumë shtrënguar, pa i tërhequr fort skajet e diçkaje të lidhur; pa u puthitur tepër pas trupit, në mënyrë të çlirët, jo ngushtë; lirshëm. E lidh çlirët. E mban çlirët shaminë në kokë. E mbështjell çlirët rreth qafës. I rrinë rrobat çlirët.
2. Duke qenë lëshuar lirshëm dhe jo i tendosur; lirisht e pa tendosje; lirshëm. I mban muskujt çlirët. Ecën çlirët. I zgjat krahët çlirët.
3. fig. Në mënyrë të natyrshme e pa u ndrydhur, në mënyrë të çlirët, shpenguar. Rri çlirët. Sillem çlirët. Flas çlirët. Bisedonte çlirët.