ÇLIRIM m.
1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve ÇLIROJ, ÇLIROHEM. Çlirimi i plotë. Çlirimi kombëtar. Çlirimi shoqëror. Çlirimi i vendit. Çlirimi i popullit. Çlirimi i tokave të pushtuara. Çlirimi i gruas. Çlirimi i energjisë. Çlirimi i oksigjenit. Çlirimi i forcave krijuese. Lufta për çlirimin e Tiranës.
2. hist. Dita e 29 Nëntorit 1944, kur Shqipëria u çlirua nga pushtuesit fashiste dhe u vendos pushteti popullor. Dita e Çlirimit. Festa e Çlirimit. Para Çlirimit. Pas Çlirimit. Që nga Çlirimi e këtej.