Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇLIRUAR

    mb.
    1. Që ka fituar lirinë pas dëbimit të pushtuesve ose pas përmbysjes së klasave shtypëse, që ka hequr zgjedhën e robërisë; kund. i pushtuar; i robëruar. Vend i çliruar. Krahinat e çliruara. Popull (komb) i çliruar. Qytetet dhe fshatrat e çliruara.
    2. Që ka hequr nga shpatullat diçka e cila e rëndonte, që ka shpëtua nga një barrë a nga diçka e padëshirueshme, i lehtësuar. Merrte frymë i çliruar. Ndihej i çliruar.
    3. Që është zbërthyer a zgjidhur dhe është bërë më i lirë, që nuk është më i shtrënguar fort. Rrip i çliruar. Vidhë e çliruar.
    4. fiz., kim. Që ka dalë jashtë nga përbërja e një trupi a e një organizmi gjatë një procesi. Hidrogjen i çliruar. Lëndë e çliruar. Energji e çliruar.
    5. fin. Që ka mbetur i lirë për t'u përdorur për diçka tjetër. Mjetet e çliruara.