ÇMBËSHTILLEM vetv.
1. vet. veta III. Hapet diçka që ka qenë e mbledhur a e mbështjellë si rrotull, shtrihet a zgjatet diçka që ka qenë e mbledhur si lëmsh; kund. mbështillet. Çmbështillet lëmshi.
2. Heq veshjen a rrobat që kam pasur rrotull trupit; zbulohem, zhvishem; kund. mbështillem.
3. Pës. e ÇMBËSHTJELL. * Po i çmbështillet lëmshi dikujt po i afrohet vdekja, po shkon drejt mbarimit të jetës.