Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇMËRS m.
1. Lloj shtufi gëlqeror; gur gëlqeror i lehtë e me vrima të vogla, që përdoret si lëndë ndërtimi. Gur (shkëmb) çmërsi. Shtresë çmërsi. Mur me çmërs.
2. Shtresë e ngurtë, që lë uji në faqet e një ene ku zien, bigorr. Çmërsi i kazanit (i ibrikut). Shtresë çmërsi. Lëshon çmërs. Zë çmërs. Heq çmërsin.
3. Cipë e ngurtë që zënë dhëmbët në rrëzë nga kripërat gëlqerore; gur dhëmbësh, gurth. Çmërsi i dhëmbëve. Zënë çmërs dhëmbët.
4. Myshk; shtresë që është krijuar nga kalbëzimi i myshkut. Çmërsi i thatë. Çmërs guri. Ujë me çmërs. Ka zënë trungu çmërs.
5. krahin. Qelbi që zë një plagë. I zuri çmërs plaga.