ÇMENDEM vetv.
1. Humbas aftësinë për të menduar në mënyre normale, sëmurem nga mendja, luaj nga mendtë, më ikin mendtë, shkalloj, marrosem. U çmend nga hidhërimi (nga vuajtjet). Po çmendet nga dhimbja. Ç'bën ashtu, mos u çmende? Vetëm po të jetë çmendur.
2. Sillem ose veproj si i marrë, tërbohem, marrosem. Po çmendej nga inati. Ishte çmendur nga urrejtja.
3. fig. Ndiej një gëzim të madh ose një kënaqësi të jashtëzakonshme, luaj mendsh, bëj si i marrë. Po çmendej nga gëzimi. U çmend kur e pa.
4. fig. E dua dhe më pëlqen dikush a diçka jashtë mase, lë mendtë pas dikujt a diçkaje, jam i dhënë tepër pas dikujt a diçkaje. Është çmendur pas saj. Çmendet pas muzikës (pas futbollit).