Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇMENDURI f.sh.
1. vet. nj. Gjendja e njeriut të sëmurë nga mendja, humbje e plotë e aftësisë për të menduar në mënyrë normale për shkak të çrregullimeve të rënda psikike, marrëzi. Kaloi në çmenduri.
2. vet. nj. Mungesë e plotë e arsyes së shëndoshë në veprimet ose në fjalët e dikujt, marrëzi. Kjo është çmenduri.
3. Sjellje, veprim ose fjalë prej të çmenduri; diçka në kundërshtim të plotë me arsyen e shëndoshë, marrëzi. Ka bërë mjaft çmenduri. Hoqi dorë nga çmenduritë. Nuk merrem me çmenduritë e tij.