ÇMILITARIZOJ kal.
1. I heq një vendi a një krahine armatimet e forcat ushtarake dhe e ndaloj të ngrejë përsëri ushtri e të prodhojë armë e pajisje për luftë; kund. militarizoj. Çmilitarizoi një vend (një zonë).
2. Bëj që të mos përdoret më për qëllime ushtarake, ia heq karakterin ushtarak diçkaje; kund. militarizoj. Çmilitarizoj industrinë (ekonominë).