ÇMOBILIZIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ÇMOBILIZOJ, ÇMOBILIZOHEM. Çmobilizim i përgjithshëm (i pjesshëm). Çmobilizimi i ushtarëve (i ushtrisë). Urdhri i çmobilizimit.
2. fig. Rënie e hovit në një punë, gjendje në të cilën janë dobësuar vrulli dhe vullneti për ta çuar diçka deri në fund; kund. mobilizim. Çmobilizim i plotë.