Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇMOBILIZUAR

    mb.
    1. usht. Që është liruar nga shërbimi ushtarak i përhershëm ose pas mbarimit të veprimeve luftarake; i liruar nga ushtria. Ushtar ( oficer) i çmobilizuar. Forcat e çmobilizuara.
    2. fig. Që ka humbur hovin dhe fuqitë për të bërë një punë, që nuk ka vrull dhe vullnet për ta çuar diçka deri në fund; kund. i mobilizuar. Njeri i çmobilizuar. Punon i çmobilizuar.
    3. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.