Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇNDRYSHKEM

    vetv.
    1. vet. veta III. I hiqet ndryshku, pastrohet nga ndryshku; kund. ndryshket. Çndryshket shpata.
    2. fig. Shkundem nga plogështia, fitoj përsëri gjallërinë dhe shkathtësinë, gjallërohem, përtërihem. Çndryshken me gjimnastikë (në punë). Iu çndryshk mendja. Çndryshket nga koka.
    3. Pës. e ÇNDRYSHK.