Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇOBAN

    m. sh.
    1. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari. Çoban dhensh (dhish, lopësh). Çobani i fshatit. Çobanët e kooperativës. Guna (kërraba) e çobanit.
    2. bised. Vllah. Veshje çobanësh.
    3. zool., krahin. Çafkëlore.

      Shprehje

      • Si dhentë pa çoban pa udhëheqje, pa drejtues a pa kujdestar, si dhentë pa bari. Mbetem si çobani pa bagëti mbetem i shkëputur nga masa që drejtoj, mbetem si bariu pa bagëti. I vijnë dhentë pa çoban i shkojnë shumë mirë punët, i ka punët shume mirë.