ÇOBAN m.sh.
1. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari. Çoban dhensh (dhish, lopësh). Çobani i fshatit. Çobanët e kooperativës. Guna (kërraba) e çobanit.
2. bised. Vllah. Veshje çobanësh.
3. zool., krahin. Çafkëlore. * Si dhentë pa çoban pa udhëheqje, pa drejtues a pa kujdestar, si dhentë pa bari. Mbetem si çobani pa bagëti mbetem i shkëputur nga masa që drejtoj, mbetem si bariu pa bagëti. I vijnë dhentë pa çoban i shkojnë shumë mirë punët, i ka punët shume mirë.