ÇOK
m. sh.
- Lloj çekani që përdoret për të thyer gurë. Çoku i muratorit (i gurskalitësit). Thyej me çok.
- Dorezë prej metali me një kokë të rrumbullakët, e varur te porta, që përdoret për të trokitur, trakullore; gjuhëza e këmborës a e ziles, rrum. Çoku i derës (i portës). Çoku i këmborës (i ziles). Bie çoku. Trokas me çok. U këput çoku.
- Shtypësi i havanit. Çoku i havanit. Shtyp arrtit (hudhrat, kafenë) me çok.
- Kyç a nyjë në eshtrat e gjymtyrëve, që formon një të dalë si gungë. Çoku i dorës (i këmbës). Çoku i gishtit. Çoku i krahut maja e supit. Çoku i bërrylit maja e bërrylit. I bie me çok.
- Sqepi. Çoku i zogut. Çoku i pulës (i gjelit).
- Gur i rrumbullakët sa një arrë; gur ose kokërr e rrumbullakët, që e përdorin fëmijët si kaqol në lojë; guri i rrumbullakët pa numër në lojën e bilardos, me të cilin goditen gurët e tjerë. Çoku i arrave. Çoku i bilardos. Hedh çokun. Gjuaj me çok. E rroku me çok.
- Ana e kundërt me presën në një vegël prerëse, me të cilën godasim ose thyejmë diçka; tun. Çoku i sëpatës. Çoku i shatit.
Shprehje
- I bie çokut flet kot më kot, rreh ujë në havan. Kam shumë çoqe mbi kokë kam shumë punë a telashe, kam halle të mëdha. Njëri (i bie) kudhrës, tjetri çokut (çekiçit) shih te KUDH/ËR,~RA.