ÇOKANE f.sh.
1. Këmborë e vogël, e shtypur në të dy anët. Çokania e dhenve. Çokanet e dhive. Tingëllimat e çokaneve. Nuk më lënë zilet e mia të dëgjoj çokanet e tua. fj.u. kam aq shumë telashe për vete, sa nuk kam mundësi të ndihmoj një tjetër.
2. Çoku i portës, trakullore. Çokania e portës. I bie çokanes.