ÇOKANIS kal.
1. E pres diçka në copa të vogla me çokë; grij me çokë a me një mjet tjetër prerës. Çokanis mishin. Çokanis patëllxhanët.
2. fig. E rrah fort dikë; e qortoj dhe e këshilloj që të verë mend, e gdhend. E çokanisi djalin. E çokanisi tërë ditën dhe nuk vuri mend.
3. Thyej gurët ose anët e tyre me çekan, skalit me çok; çekanis. Çokanis gurët.
4. edhe jakal. I bie çokut të derës për të trokitur; trokas në portë me çok, çokas. Çokanis portën. Dikush po çokanis në derë.