ÇOKOLLATË
f. sh.
- Pluhur në ngjyrë kafe të mbyllur në të kuqe, që bëhet duke bluar farat e kakaos; brumë i gatuar me këtë pluhur dhe me sheqer e me erëza, i ngrirë si pllakë ose në trajtë tjetër; një pllakë nga ky brumë. Çokollatë me qumësht (me vanilje). Karamele (bonbone) me çokolatë. Ëmbëlsirë (akullore) me çokollatë. Fabrikë çokollatash. Ngjyrë çokollate. Bleu dy çokolata.
- Pije e trashë, e përgatitur me pluhur kakaoje. Pi një çokollatë.
- përd. mb. Që ka ngjyrë kafe të mbyllur në të kuqe.