ÇOKSIDUES mb.tek.
1. Që shërben për t'i hequr ndryshkun diçkaje, që heq shtresën a cipën e oksidit, e cila ka mbuluar një metal. Lëndë çoksiduese. Tretësirë çoksiduese. Banjë çoksiduese.
2. si em. ~,~I m. sh. -, -IT. Lëndë a tretësirë që i heq ndryshkun diçkaje. Çoksidues i fortë. Çoksiduesi i metaleve.