Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇORAP m.kryes.sh.
1. Veshje për këmbën, që thuret me dorë ose në makinë me fije leshi, pambuku a mëndafshi ose me fije sintetike. Çorapë të gjatë (të shkurtër). Çorapë të qëndisur. Çorapë burrash (grash, fëmijësh). Çorapë leshi (pambuku, mëndafshi, najloni). Qafa e çorapit. Shputa e çorapit. Llastikat e çorapëve. Maja (thembra) e çorapit. Shtiza çorapësh. Një palë çorapë. Bëj çorapë. Thur (punoj) çorapë. Mbath çorapët. Heq (zhvesh) çorapët.
2. Pjesa e poshtme e qimeve të këmbës me ngjyrë tjetër, zakonisht te çelur, te kafshët shtëpiake. Dhi me çorape. Mace me çorape. * E bëri çorap e bëri rrëmujë, e bëri lesh e li. S'po bëj çorap s'më ecën puna mirë, nuk bëj përpara në diçka. Nuk bën çorap me dikë nuk shkon mirë me dikë, nuk ka marrëdhënie të mira me të. E bën (e hap, e ka) gojën çorap flet shumë, llomotit tepër, është llafazan i madh. Ia bëj mendjen çorap ia prish mendjen dikujt, ia bëj mendjen çorbë.