ÇORGANIZOJ kal.
1. Prish rregullin dhe sistemin e punës të diçkaje, sjell çrregullim në një veprimtari të organizuar, çrregulloj; kund. organizoj. Çorganizoj punën. Çorganizoj ekonominë. Çorganizoj veprimtarinë.
2. Prish ndërtimin e brendshëm të një organizate; shkaktoj pështjellim në radhët e një grupi njerëzish të organizuar, shthur; kund. organizoj. Përpiqen të çorganizojnë klasën punëtore (rininë, popullin, partinë). Çorganizon radhët.