Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇORIENTOHEM vetv.
1. Ngatërroj drejtimin që duhet të ndjek sipas anëve të horizontit a sipas shenjave të tjera në natyrë; humbas rrugën, nuk di nga të shkoj; kund. orientohem. Çorientohem në pyll. Çorientohem në errësirën e natës. Çorientohem në një vend të panjohur.
2. vet. veta III. I prishet drejtimi i duhur, merr një drejtim tjetër të gabuar. Çorientohet busulla. Çorientohet instrumenti.
3. fig. Më prishet mendja dhe nuk di si të veproj drejt, humbas fillin, më pështjellohet koka. Çorientohem në punë. Çorientohet shpejt.
4. Pës. e ÇORIENTOJ.