ÇRRËNJOS kal.
1. Nxjerr a shkul një bimë me gjithë rrënjë. Çrrënjos cungjet. I çrrënjosi era plepat.
2. fig. Fshij ose shkul me rrënjë nga mendja e nga ndërgjegjja e dikujt një mendim të ngulitur një shprehi etj. (zakonisht për diçka të keqe); zhduk diçka të dëmshme me gjithë rrënjë; kund. rrënjos. Çrrënjos mbeturinat (konceptet) e huaja. Çrrënjosim zakonet e këqija (veset). Çrrënjos shfaqjet e burokratizmit.