Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇRREGULLIM m.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ÇRREGULLOJ, ÇRREGULLOHET. Çrregullimi i shtëpisë. Çrregullimi i aparateve. Çrregullimi i ekonomisë. Çrregullimi i stomakut.
2. Gjendje në të cilën është prishur rregulli, mungesë e rregullit, rrëmujë, pështjellim; ecje e parregullt e një pune ose zhvillimi i një veprimtarie, i një procesi jo sipas rendit e normës; ndërprerje. Çrregullim i madh (i plotë). Çrregullimet në punën e një pajisjeje. Çrregullimet në veprimet administrative. Ishte (e gjeta) në çrregullim të plotë. Shkakton çrregullime. U pres rrugën çrregullimeve.
3. mjek. Veprimtari jo e rregullt e një organi, që vjen nga një sëmundje. Çrregullime nervore. Çrregullime të tretjes (të stomakut). Kam disa çrregullime.
4. vet. sh. Lëvizje, zakonisht e njerëzve nga masat popullore, që shkelin rendin e vendosur, turbullira. Çrregullime në fshat (në ushtri). Ndjellin çrregullime.