ÇRREGULLOHET vetv.
1. Nis të punojë keq një mekanizëm, një aparat etj.; i prishet puna e rregullt një pajisjeje ose ecuria normale një procesi; kund. rregullohet. çrregullohet sahati i dritave (i ujit). Është çrregulluar koha (moti).
2. Prishet rregulli i një veprimtarie ose zhvillimi në mënyrë të organizuar i diçkaje, bëhet rrëmuje, pështjellohet; kund. rregullohet. Çrregullohet puna. Çrregullohet ekonomia.
3. mjek. I prishet veprimtaria e rregullt, normale një organi për shkak të një sëmundjeje ose dëmtimi. I është çrregulluar stomaku.
4. Pës. e ÇRREGULLOJ. Çrregullohet shtëpia ( dhoma).