ÇRREGULLOJ kal.
1. Prish rregullin e diçkaje, i heq sendet nga vendi i tyre dhe i hedh pa rregull, bëj rrëmujë, pështjelloj; kund. rregulloj. Çrregulloj shtëpinë (dhomën). Çrregulloj librat (plaçkat).
2. Bëj që të mos punojë mirë një mekanizëm, një aparat etj.; i prish rregullin e punës një pajisjeje, ose ecurinë normale një procesi; kund. rregulloj. Çrregulloj sahatin e dritave.
3. Sjell pështjellim në një veprimtari, prish rregullin ose zhvillimin e harmonishëm të diçkaje; kund. rregulloj. Çrregullon punën (gjendjen). Çrregullon ekonominë.
4. vet. veta III mjek. Prish veprimtarinë e rregullt, normale të një organi. I çrregullon frymëmarrjen (qarkullimin e gjakut).