Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇRREGULLT mb.
1. Që nuk ka rregull, që është në rrëmujë; që i mungon renditja e rregullt e gjërave; i parregullt; kund. i rregullt. Shtëpi e çrregullt. Në mënyrë të çrregullt.
2. Që i ka pjesët ose përmasat në përpjesëtim të zhdrejtë midis tyre; që është i ndërtuar pa simetri ose jo sipas një rendi, një parimi; kund. i rregullt. Tipare të çrregullta. Trup i çrregullt. Trajtë e çrregullt. Figurë e çrregullt. Dhëmbë të çrregullt. Gjashtëkëndësh i çrregullt.
3. Që bëhet a që ndodh herë pas here me ndërprerje të ndryshme kohe; që bëhet, që zhvillohet ose që punon pa një rregull të caktuar, me lëkundje e me ndryshime; kund. i rregullt. Frymëmarrje e çrregullt. Rrahje e çrregullt e zemrës. Hap i çrregullt. Kontrolle të çrregullta. Lëvizje e çrregullt. Zhvillim i çrregullt. Jetë e çrregullt.
4. Që është në kundërshtim me rregullat e vendosura, që i shkel normat e rregullat e pranuara, i parregullt; kund. i rregullt. Veprim i çrregullt. Sjellje e çrregullt. Gol i çrregullt. Gjuajtje (goditje) e çrregullt.
5. Që nuk mban rregull në jetën e përditshme, në punë, në veshje, etj., që e bën çdo gjë rrëmujë; që nuk e kryen rregullisht ose që nuk e ndjek në rregull një veprimtari, një punë etj; kund. i rregullt. Njeri i çrregullt. Nxënës i çrregullt. Grua e çrregullt. Punonjës i çrregullt. Pagues i çrregullt.