ÇRRETHOJ kal.
1. I prish murin, gardhin etj. që është rreth e përqark një vendi; kund. rrethoj Çrrethoj oborrin (arën, shtëpinë).
2. Heq e largoj me luftë trupat ushtarake që rrethonin një qendër të banuar ose një ushtri kundërshtare; nxjerr nga rrethimi, i liroj një shteg për të dalë dikujt që ishte i rrethuar; ngre rrethimin; kund. rrethoj. Çrrethoj qytetin (kështjellën). Çrrethoj vendin. Çrrethojnë ushtrinë.
3. Largohem prej një vendi ku rrija në rreth pranë e pranë me të tjerë, mënjanohem prej dikujt që e kishim rrethuar në mes shumë ngjeshur me të tjerë, e liroj; kund. rrethoj. E çrrethuam zjarrin (vatrën, sofrën).
4. I heq rrathët (fuçisë, bucelës etj.). Çrrethoj fuçinë (bucelën).