Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇRRUDH kal.
1. Shtrij lëkurën e fytyrës, të dorës etj. që ka qenë me rrudha, e bëj pa rrudha; kund. rrudh. Çrrudh ballin. Çrrudh vetullat. Çrrudh fytyrën. Çrrudh sytë hap kapakët e syve.
2. Ia bëj sipërfaqen të rrafshët e të lëmuar, i heq rrudhat diçkaje; kund. rrudh. Çrrudh shaminë. Çrrudh rrobat (këmishën, pantallonat). Çrrudh çarçafët.
3. vet. veta III. Bën që të hiqet ndijim i athët e shtrëngues që shkaktojnë disa lëndë në cipën e gojës e të gjuhës; kund. rrudh. E çrrudh gojën (gjuhën).