Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇRRUDHEM

    vetv.
    1. Më shtrihet lëkura e fytyrës, e dorës etj. që ka qenë me rrudha, më bëhet lëkura pa rrudha; bëhem pa rrudha në lëkurë, në fytyrë etj.; kund. rrudhem. Më çrrudhet balli. Më çrrudhen duart. Çrrudhem në fytyrë.
    2. vet. veta III. I bëhet sipërfaqja e rrafshët dhe e lëmuar, i hiqen rrudhat; përtërihet diçka që ka qenë e fishkur; kund. rrudhet. Çrrudhet shamia. Çrrudhen rrobat. Çrrudhet bima. Çrrudhen gjethet.
    3. vet. veta III. Më hiqet ndijimi i athët e shtrëngues që shkaktojnë disa lëndë në cipën e gojës e të gjuhës; kund. rrudhet. Më çrrudhet goja (gjuha).
    4. Pës. e ÇRRUDH.