ÇUÇURIT
jokal.
- Flas me zë shumë të ulët me dikë që është pranë, i pëshpërit dikujt; kal. i flas dikujt që është pranë me zë shumë të ulët. Çuçuritnin midis tyre. Çuçuritnin kokë më kokë. Më çuçuriti në vesh. Çuçurit thashetheme.
- vet. veta III. Cicëron. Çuçurit zogu. Çuçuritin harabelat.
- vet. veta III. Gurgullon lehtë, shushurin; nxjerr një tingull të dobët a të dridhshëm. Çuçurit uji (kroi). Çuçurit zjarri.