ÇUÇURIT jokal.
1. Flas me zë shumë të ulët me dikë që është pranë, i pëshpërit dikujt; kal. i flas dikujt që është pranë me zë shumë të ulët. Çuçuritnin midis tyre. Çuçuritnin kokë më kokë. Më çuçuriti në vesh. Çuçurit thashetheme.
2. vet. veta III. Cicëron. Çuçurit zogu. Çuçuritin harabelat.
3. vet. veta III. Gurgullon lehtë, shushurin; nxjerr një tingull të dobët a të dridhshëm. Çuçurit uji (kroi). Çuçurit zjarri.