Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇUDI f.sh.
1. vet. nj. Ndjenjë a përshtypje që na vjen nga diçka e jashtëzakonshme, e papritur ose e pakuptueshme për ne; gjendje e njeriut para diçkaje të papritur a të pakuptueshme; habi. Çudi e madhe. Ndjenja e çudisë. Britmë çudie. Shpreh çudi. Ngjall (shkakton) çudi. E shoh (e vështroj) me çudi. Më vjen çudi çuditem. Bëj çudi çuditem. Për çudinë time (për çudi) ndryshe nga sa prisja e mendoja. Mbeti (shtangu) nga çudia. Nuk është çudi që... ka mundësi të ndodhë, ka të ngjarë.
2. Dukuri a ngjarje e jashtëzakonshme, e papritur ose e mahnitshme; diçka që të lë me gojë hapur. Çuditë e natyrës (e botës). Vend i çudive.
3. sh. ~RA, ~RAT. Punë a vepër e jashtëzakonshme, që të mahnit dhe që ngjall admirim. Bën çudira. Tregoj çudira. Ka parë çudira.
4. vjet. Dukuri e jashtëzakonshme, sipas besëtytnive e paragjykimeve fetare, e cila ndodh nga ndërhyrja e forcave të mbinatyrshme dhe ndryshe nga ligjet e nga rregullsitë e natyrës e të shoqërisë; mrekulli.
5. përd. kallëzues. Është diçka që të habit, është e papritur ose e pakuptueshme, e pakapshme. Çudi e madhe! Çudi si nuk erdhi. Çudi si nuk e kupton. Çudi si mbeti gjallë. Çudi me ty. Çudi, çdo të ketë ndodhur? Çudi, si e ka bërë këtë! * (Si) për çudi në mënyrë krejt të pabesueshme e të papritur.