Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇUDIBËRËS

    Im. sh.
    1. Njeri që bën punë a vepra të jashtëzakonshme e mahnitëse. Çudibërësit e shkencës (e teknikës).
    2. vjet. Ai që ka forcë vepruese të mbinatyrshme, magjistar (sipas besëtytnive e paragjykimeve fetare).
    IImb.
    1. Që bën punë a vepra të jashtëzakonshme e mahnitëse, që bën çudira; që ka ndikim të jashtëzakonshëm ose forcë të veçantë, i mrekullueshëm. Njeri çudibërës. Forcë çudibërëse. Ilaç çudibërës.
    2. vjet. Që ka forcë vepruese të mbinatyrshme (sipas besëtytnive e paragjykimeve fetare). Fuqi çudibërëse. Ujë çudibërës.