Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇUDIT kal.
1. I ngjall çudi dikujt, i bëj përshtypje me diçka të papritur a të pabesueshme, habit. Më çuditi ky lajm. Po më çudit me këto që thua. Do të më çudiste po të... nuk më besohet që..., do të më vinte çudi po të...
2. E lë pa mend dikë, e lë me gojë hapur me diçka të jashtëzakonshme ose shumë të mirë, e mahnit. Çuditi gjithë botën. I çuditi të gjithë. I çuditi me aftësinë (me bukurinë...). Ç’na çudite! iron. nuk na the asgjë të veçantë!