ÇUDITEM vetv.
1. Më bën përshtypje të madhe diçka e papritur, e pabesueshme ose e pakuptueshme; me vjen çudi, nuk e besoj diçka; habitem. Çuditem me të. U çudita fort (tepër). U çudita kur e pashë. S’ka gjë për t’u çuditur. Çuditem si nuk e kuptoni këtë. Nuk është për t’u çuditur që...
2. Mbetem pa mend përpara dikujt a diçkaje, mbetem me gojë hapur para diçkaje të jashtëzakonshme ose shumë të mirë, mahnitem. U çudit gjithë bota (fshati...).