ÇUDITSHËM mb.
1. Që ngjall çudi, që ka diçka të papritur e që duket e pabesueshme, i habitshëm. Gjë e çuditshme. Ngjarje e çuditshme. Rast i çuditshëm. Pamje e çuditshme. Punë e çuditshme. Sado e çuditshme që të duket. Në mënyrë të çuditshme.
2. Që ka tipare të veçanta, të cilat shmangen pak nga rregulli i zakonshëm e normal; që sillet e vepron ndryshe nga të tjerët, në mënyrë jo fare normale. Njeri i çuditshëm. Sjellje e çuditshme.
3. I jashtëzakonshëm, që është mbi masën e zakonshme; i mahnitshëm. Shpejtësi e çuditshme. Përparime të çuditshme.