Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇUKËRMOJ jokal.
1. vet. veta III. Përplas thundrat në tokë me padurim, i bie tokës me thundër dhe e rrëmon pak (zakonisht për kuajt); përplas këmbët në tokë kur e bren diçka përbrenda (për njerëzit). Kali çukërmon. Çukërmon me thundër (me këmbë). Çukërmon pa pushuar.
2. kal. Rrëmon ose gërryen lehtë tokën me thundër a me kthetra (për kuajt dhe për disa shpendë); rrëmoj a shkrif lehtë me dorë ose me ndonjë vegël pune (për njerëzit). Çukërmon dheun (tokën). Çukërmon plehun. Çukërmon me këmbë (me kthetra). E çukërmoj me dorë (me shatë, me sqepar).