ÇULL m.sh.
1. Mbulesë e ashpër dhe e trashë, e punuar zakonisht me lesh dhie, velenxë e trashë e me thekë të gjatë. Cull i vjetër. Cull me (pa) thekë. Shtroj çullin. Mbulohem me çull. I hedh çullin krahëve.
2. Mbulesë e trashë leshi, që u vihet në kurriz kuajve ose mushkave për t’i mbrojtur nga shiu e nga të ftohtët; përkavë. Çulli i kalit (i mushkës). I hedh çullin. Kali i mirë duket nën çull. fj. u.
3. keq. Mbulesë ose rrobë shumë e papastër. U bë çarçafi çull.
4. vjet. Qilim leshi me ngjyrë të zezë, që shtrohej në raste vdekjesh. E shtroi odën me çull. * U bënë çull u veshën me të zeza në shenjë zie. I vë çullin dikujt i sjell fatkeqësi të madhe dikujt, i sjell vdekjen, i sjell zinë.