ÇUP
mb.
- Që i ka veshët të shkurtër; curr. Dash çup. Dele (dhi) çupë.
- Që nuk ka fare brirë, shyt. Dash (cjap) çup.
- Që e ka bishtin a një pjesë tjetër të trupit të prerë, cung. E ka bishtin çup. Ia bëri këmbën çupë.
- Që nuk ka hala, me kalli pa thekë (për të lashtat). Grurë çup.
- Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.