ÇUPË
f. sh.
- Fëmijë femër deri në moshën e pjekurisë, vajzë, gocë. Çupë e vogël. Çupë e mir ë(e zgjuar, e bukur). Çupat e fshatit. Zë çupe. Lindi çupë. U bë me dy çupa.
- Fëmijë femër kundrejt prindit të vet, bijë, vajzë. Martoi çupën. Ka dy çupa. Shkoi të rrinte te çupa.
- Femër që ka arritur moshën dhe ende s’është martuar; vajzë. Çupë e mbetur lëneshë.
- Figurë në letrat për të luajtur, që paraqet një grua; damë. Çupa maç (spathi). Hedh çupën. I ra çupa.